Kush do të jetë pasardhësi i Chavezit?

Vdekja e Hugo Chavezit ka pikëlluar miliona njerëz, pasi nuk është vetëm një dhimbje për liderin më të dashur sidomos për ata të shtresave te varfra në Venezuelë por automatikisht ngre pyetjen se kush do jetë pasuesi i tij i cili do të mund të ndjekë politikat e ish presidentit ose ndryshe siç njihet në vend si "chavism ..”Analistët ndërkombëtarë thonë se presidenti i ri i Venezuelës, që do të zgjidhet brenda 30 ditëve, do të jetë një mbështetës i politikave të Chavez.Bëhet fjalë për dy kandidatë, për kreun e shtetit Amerikano-Latinë, dy emra këta me influencë brenda partisë së ish-presidentit. I pari ëshë Diosdado Cabello, një person autoritar, ushtarak karriere që i qëndroi në krah Chavez gjatë përpjekjes së këtij të fundit për grusht shteti dhe tregoi besnikërinë e tij edhe në vitin 2002 kur mbështeti Chavez-in të rikthehej në pushtet pas grevës së përgjithshme në vend.Aktualisht  Cabello mban postin e kryetarit të Asamblesë Kombëtare, por është personi më i urryer i opozitës, ndërkohë që as në radhët e mbështetësve të Chavez nuk ka simpati të madhe për të.Kandidati i dytë, është zv.presidenti Nicolas Maduro, "i zgjedhuri" i Chavezit  i cili në publikimin e lajmit të hidhur për vdekjen e tij, ka qënë i rrethuar nga liderët politikë dhe ushtarakë, por nuk kishte në krah Diosdado Cabello-n. Analistët ndërkombëtare nxituan ta komentojnë si një ndarje të madhe dhe sinjali i parë që Cabello me shumë gjasa nuk do të pajtohet me "testamentin" e Chavez.Madhuro, një ish shofer autobuzi, do të mbajë postin e presidentit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, të cilat do të mbahen brenda 30 ditësh.Zëvëndës presidenti Maduro, pritet të përballet në zgjedhje me liderin e opozitës, Henrique Capriles, i cili në zgjedhjet e Tetorit të kaluar është mposhtur nga Chavezi.