Sanksionet ndaj Iranit nuk po e ndalojnë pasurimin e uraniumit

Komandati i trupave amerikane në Lindjen e Mesme, James Mattis ka deklaruar se sanksionet aktuale dhe përpjekjet diplomatike për t’a ndalur Iranin të përfitoj nga programi bërthamor, nuk janë duke funksionuar.Gjenerali Mattis i cili është edhe kreu u Komandës Kryesore të SHBA-ve, ka thënë se Tehrani ka krijuar një histori mohimi dhe mashtrimi dhe se është duke e bërë pasurimin e uraniumit përtej çdo qëllimi paqësor.Matis këtë deklaratën e ka dhënë të martën në Uashington, përballë Komitetit të Senatit për Amët. Në Pentagon, Sekretari i Mbrojtjes Chuk Hagel tha se, përgjatë bisedimeve me homologun e tij izraelit Ehud Barak i ka shprehur atij se Uashingtoni është i përkushtuar që të ndalojë Iranin në krijimin e bombës bërthamore.Kreu i Agjencisë Bërthamore të OKB-së, ka thënë se ai nuk mund të garantojë që aktivitetet bërthamore të Iranit kanë qëllim paqësor.Ndërkohë Teherani vazhdon të mos jetë më bashkëpunues me ndërkombëtarët dhe inspektorët nuk po lejohen të kenë qasje për të vëzhguar ato vende ku ata mendojnë se punohet në ndërtimin e bombës bërthamore.