Rusi, arrestime në lidhje me sulmin me acid

Policia ruse ka arrestuar tre persona në lidhje me sulmin me acid ndaj drejtorit artistik të baletit Bolshoi në muajin janar.Një person i maskuar i hodhi drejtorit Sergei Filin acid sulforik dhe për pasojë ai pësoi djegie të rënda në fytyrë dhe sy.Ministria e Brendshme ruse thotë se një nga të dyshuarit është balerini i Bolshoit, Pavel Dmitrichenko.Një zëdhënëse e Teatrit Bolshoi, Katerina Novikova tha se shpreson se me këto arrestime krimi do të zbardhet dhe autorët do të dalin para drejtësisë.