SHBA: Kërcënimet e Koresë së Veriut, të kota
Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar Korenë e Veriut se me kërcënimet për revokimin të armëpushimit që i dha fund Luftës së dy Koreve “nuk do të arrijë asgjë”.Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha të martën se "kërcënimet ose provokimet ... vetëm do ta izolojnë më tej" shtetin komunist.Koreja e Veriut kërcënoi se do të heqë armëpushimin, i cili daton nga viti 1953, si kundërpërgjigjje për deklaratat e SHBA-ve për të vendosur sanksione ndaj testit bërthamor dhe tensioneve që janë krijuar nga ushtrimet e përbashkëta ushtarake në mes të Koresë së Jugut dhe SHBA-ve.Kërcënimi erdhi disa orë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Kina bën një thirrje të përbashkët për sanksione ndaj Koresë lidhur me testin e tretë bërthamor të bërë më 12 shkurt. Këshilli i Sigurimit do të mbajë konsultime me dyer të mbyllura lidhur me Korenë e Veriut.