Nesër zhvillohet takimi i nivelit të lartë Greqi-Turqi

Mbahet nesër në Stamboll takimi i Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit midis Greqisë dhe Turqisë, që do të drejtohet nga dy kryeministrat, Samaras dhe Erdogan.Gjatë këtij samiti pritet të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh të rëndësishme për të dyja vendet. Njëkohësisht me takimin qeveritar do të mbahet edhe një takim i biznesmenëve nga të dy vendet.Më herët Davutoglu ka deklaruar se shpreson që në takimin e sotëm të nënshkruhen më shumë marrëveshje nga ç’ishin nënshkruar në Athinë në maj 2010.Ndërsa, ministri i jashtëm grek ka theksuar se suksesi i takimit do t’i forcojë edhe më shumë marrëdhëniet dypalëshe dhe do të shtrojë terrenin për bashkëpunime të reja në fusha të ndryshme, që do të kenë dobi reciproke, dhe për Greqinë edhe për Turqinë.Ndërkohë në samitin e nesërm do të diskutohen çështje si ekonomia, zhvillimi, investimet, arsimi dhe kultura, turizmi, luftimi i emigracionit klandestin, drejtësia dhe shëndetësia.