Gjermani, zjarr në një qendër azilkërkuesish, 4 kosovarë të plagosur
4 anëtarë të një familjeje kosovare kanë mbetur të plagosur si pasojë e një zjarri që ra në një qendër azilkërkuesish në Chemnitz në Gjermani.Për shkaqe që ende mbeten të panjohura flakët e zjarrit përfshinë dyshekët në katin e parë të një hoteli që përdoret si qendër për strehimin e azilkërkuesve. Ekipet e emergjencës ndërhynë duke evakuuar përkohësisht 38 personat që strehoheshin në këtë qendër.Flakët dhe tymi lanë të lënduar 6 persona mes të cilëve familja kosovare me katër anëtarë nëna 29 vjeçe, babai 22, djali dhe vajza e tyre përkatësisht 9 dhe 2 vjeç dhe dy azilkërkues nga Tunisi, 18 dhe 31 vjeç. Ata mbetën të bllokuar në ndërtesë për shkak të asfiksisë së shkaktuara nga tymi. Pas ndihmës së parë të lënduarit u dërguan në spitalin e Chemnitz.Flakët e zjarrit e bënë të pabanueshme këtë qendër dhe mësohet se 38 azilkërkuesit janë sistemuar në qendrat e tjera.
