E martuar me 8 burra njëkohësisht, por nuk pranon fajësinë!
Akuzohet se është martuar me dhjetë meshkuj për 11 vjet dhe me tetë prej tyre pa u divorcuar nga të tjerët, por një 39-vjeçare njujorkeze nuk pranon fajësinë dhe pretendon se është martuar vetëm një herë…Çështja e Liana Barrientos doli në dritë vetëm kur autoritetet e sigurisë në SHBA hetuan mbi një prej bashkëshortëve të saj, shtetas pakistanez, i cili u deportua më pas nga vendi për shkak të kërcënimeve dhe rrezikut që paraqiste për sigurinë kombëtare.Barrientos, me origjinë nga Republika Domenikane, jetonte me partnerin e saj dhe dy fëmijët në Bronks kur u arrestua në shkurt të këtij viti, kur sipas autoriteteve ka qenë e martuar njëkohësisht me katër vetë. Prokurori i çështjes tha gjatë seancës se ajo është martuar me persona nga Egjipti, Bangladeshi, Turqia, Pakistani, Mali, Çekia dhe Gjeorgjia, të gjithë vende ku ishte e vështirë të merrej një vizë amerikane, duke lënë të kuptohet se ajo ishte pjesë e një skeme ku organizoheshin martesa për qëllime dokumentash…Hetimet nxorën në dritë se nga vitit 1999 deri në vitin 2010, Barrientos ishte martuar 11 herë, dhe gjithmonë e shkruante emrin e saj ndryshe në liçencën e martesës, në mënyrë që të mos kapej. Ceremonitë zhvilloheshin në vende të ndryshme të Nju Jorkut, për të mos rënë në sy, si Uestçester, Long Ajlënd, etj.Me siguri që Barrientos do të shpallet fajtore, por ajo që ka ngritur shqetësimin më të madh në Shtetet e Bashkuara është mosfunksionimi i sistemit, duke mos diktuar më parë një shkelje kaq të rëndë, dhe duke i hapur rrugën personave të ndryshëm të marrin leje qendrimi të rregullt dhe ndoshta të kryejnë edhe sulme terroriste.