Zvicër, autori i masakrës në fabrikën e drurit, shqiptar nga Kosova
Autori i ngjarjes së rëndë në fabrikën e drurit në provincën Menznau të Zvicrës, është një shqiptar 42 vjeçarë me origjinë nga Kosova raportojnë mediat në Zvicër.Atentatori Viktor Berisha, ka hapur zjarr në orët e para të mëngjesit në barin e fabrikës, dukë lënë të vdekur të paktën 5 persona dhe 7 të tjerë të plagosur rëndë, ndërsa bëhet me dije se mes viktimave është dhe sulmuesi.Kolegët e tij të punës bëjnë fjalë për një njeri të qetë, i cili nuk ka pasur asnjëherë konfilikte."Viktor Berisha, ishte operator makine në këtë kompani, ka qenë person i qetë, ne nuk kemi pasur probleme me të", ka thënë një koleg i Berishës.Ngjarja ndodhi në fabrikën e përpunimit të drurit "Kronospan", në qytetin e Menznau-t siç shkruan gazeta "Luzerner Cajtung". Policia e Lucernit bën të ditur se krimi ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit ku në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë tre helikopterë për të dhënë ndihmën e parë.42 vjeçari, Viktor Berisha, ishte me origjinë nga Brekoci, Komuna e Gjakovës në Kosovë.Për më tepër, Zvicra është një prej vendeve me shifrat më të larta të pronësisë së armëve në botë, por ku janë kryer shumë pak krime me armë.