Bersani: Kombi në gjendje dramatike

Lideri i Qendrës së majtë Pier Luigi Bersani thotë se Italia është në një "situatë dramatike" pas rezultateve të zgjedhjeve që kanë lënë vendin në ngërç politik.Tregjet e aksioneve dhe euro kanë rënë për shkak të shqetësimeve se bllokimi mund të ri-ndez krizën e borxhit në Eurozonë. Por Bersani koalicionit i të cilit fitoi më shumë vende në Parlament, nuk ka identifikuar një partner të preferuar në qeveri. Ai tha se të gjitha partitë politike duhet të marrin përgjegjësinë për vendin."Ne jemi të vetëdijshëm se ne jemi në një situatë dramatike, ne jemi të vetëdijshëm për rreziqet që përballet Italia" tha Bersani.  Lideri i qëndrës së  djathtë  Silvio Berluskoni tha se zgjedhjet  e reja parlamentare duhet të shmanget, dhe bëri thirrje për një periudhë reflektimi, që analistët thonë se  kjo do të thotë një aleancë shumë e  vështirë me kundërshtarët e tij  të qendrës së majtë."Gjithkush duhet të jenë i  përgatitur për të bërë sakrifica" theksoi Berluskoni.Vende të tjera evropiane kanë bërë thirrje politikanëve italianë për të krijuar një qeveri të qëndrueshme sa më shpejt të jetë e mundur. Blloku i qendrës së majtë  fitoi zgjedhjet  në dhomën e  ulët , por nuk arriti të sigurojë shumicën në Senat. Kontrolli i dy dhomave  është i  nevojshme për të qeverisur.Rezultati i zgjedhjeve, i cili vjen në mes të një recesioni të thellë dhe masat shtrënguese të vështira, ishte aq e ngushtë mes dy blloqeve kryesore dhe kufiri i fitores  sipas  ministrisë së brendshme ishte më pak se 1% në të dyja dhomat e parlamentit.Zëdhënësi i Komisionit Evropian Olivier Bailly tha se BE pret që  Italia të vazhdojë me  angazhimet  për uljen e borxhit sid he dhe reforma të tjera strukturore, duke  theksuar se  e kuptoi "shqetësimin e shprehur nga qytetarët italianë". Italianët kanë pasur më shumë se një vit  një  qeveri teknokrate  me në krye Mario Monti. Por përpjekja e tij për të zvogëluar shpenzimet  ka  shkaktuar pakënaqësi të gjerë  në publik dhe vendimi i tij për të kryesuar një listë të qendrës në zgjedhjet parlamentare  ka marrë  pak më shumë se 10% të votave.