Vatikan, Papa Benedicti mban meshën e fundit
Mijëra persona janë mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, për të dëgjuar fjalimin e fundit të Papa Benedictit XVI, i cili nesër jep dorëheqje nga Papati.Rreth 200,000 besimtarë po e ndjekin drejtpërsëdrejti fjalimin e fundit të Papës përpara se ai të largohet nga Papati."Kur pranova këtë post, isha i sigurt. Pyeta zotin se përse më jepte këtë post. Tetë vjet më pas, mund të them se Zoti me më ndihmoi dhe më ndoqi në çdo hap. Patëm momente të vështira. Kisha nuk është e imja, as e juaja por është e Zotit. Zoti me udhëhoqi mua dhe ka qenë shumë afër meje. Ti besojmë zotit dhe t`i në zbatojmë fjalët e tij gjithnjë në ditë të mira dhe të vështira. Do të doja që çdo kushr të rinovojë besimin tek Zoti. Faleminderit Zot që më bërë një të krishterë. Kur bëhesh Papa nuk ke më privatësi, sepse gjithçka u tregohet të tjerëve, pra kur bëhësh Papë ti nuk ke më një jetë tëndën. Sepse ai i përket të gjithëve dhe të gjithë u përkasin atij. Vendimi im për të dorëhequr nuk e ka ndryshuar këtë qëndrim, duke u tëhequr në një jetë privatë, por unë do ti përkes të gjithëve dhe të gjithë do më përkasin. Unë do të jem në zemrat e lutësve të Shën Pjetrit. Faleminderit që më kuptuat" ishin disa fjalë të Papës.Ndërkohë, nga ora 20:00 e datës 28 shkurt, Benedikti nuk do të jetë më Papë. Prej mbrëmjes së të enjtes do të mbajë titullin "Papa i Tërhequr Shenjtëria e Tij Benedikti XVI".Benedicti ka bërë të ditur disa javë më parë se më 28 Shkurt do të heqë dorë nga detyrat e Papatit. Ai është Papa i parë që jep dorëheqje në gati 600 vjet.