Kryeministri i Britanisë David Cameron, kushëriri i Kim Kardashian

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, ka treguar lidhjen farefisnore me yllin televiziv amerikan Kim Kardashian.Cameron tha se ishte kushëri i 13-të me të famshmen amerikane që ishte e martuar me reperin Kanye West.Deklarata befasuese vjen kur kryeministri u pyet mbi botën e televizionit, ku tha se nuk e ka të qartë se pse njerëzit janë aq të interesuar për familjen Kardashian .Në një intervistë për revistën “Heat”, Cameron është pyetur nëse e shikon “Keeping Up With The Kardashians”, ndërsa përgjigjia e tij ka qenë: “Jo, por kam lidhje farefisnore me to. A e keni ditur se jam brez i 13-të i kushërinjve me ato?”.Njëherësh, ai ka theksuar se do të dëshironte që të takohej me kushërirat e tij të famshme.272B600200000578-0-image-a-59_1427815303713