Vdes gruaja më e moshuar në botë, japonezja 117 vjecare
Është ndarë nga jeta në moshën 117 vjecare japonezja Misao Okawa, e cila besohet se ishte gruaja më e moshuar në botë. Ajo festoi ditëlindjen e saj të 117 vetëm disa javë më parë, më 5 mars. Lajmi është bërë i ditur nga shtëpia e pleqve ku jetonte Okawa në qytetin japonez të Osakës.117 vjecarja ishte nënë e tre fëmijëve dhe kishte katër nipa e mbesa dhe 6 stërnipër. Okawa ishte një nga pak njerëz të gjallë që kishin lindur në shekullin e 19-të. Ajo kishte lindur më 5 mars të vitit 1898, një datë kjo më e hershme se sa fluturimi i parë i realizuar nga vëllezërit Wright.Sipas këtyre të dhënave, Okawa ka kaluar adoleshncën e saj në kohën kur ka nisur Lufta e Parë Botërore, teksa në uljen e parë në sipërfaqen e hënës në vitin 1969, ajo ishte 70 vjec. Në moshën 114 vjecare, pra tre vjet më parë, Okawa zyrtarisht u konsiderua si gruaja më e vjetër në botë nga komiteti i rekordeve Gines.Japonia, një vend që njihet edhe për jetëgjatësinë e banorëve të saj, është vendi ku jeton edhe burri më i vjetër në botë, Sakari Momoi, i cili në shkurt të këtioj viti mbushi 112 vjec. Sipas të dhënëve të publikuara në shtator të 2014, në të gjithë vendin jetojnë 58.000 njëqindvjeçarë.