Piktura e Pikasos, pritet të thyejë rekordin në ankand
Piktura e Pablo Pikasos, me titull "Femrat algjeriane", pritet të shitet në një ankand në Nju Jork pas disa javësh për më shumë se 140 milionë dollarë, duke thyer kështu rekordin në fuqi për shitjen e një vepre arti.Për momentin, piktura është ekspozuar për disa ditë në një galeri në Hong Kong dhe pritet të dërgohet në Shtetet e Bashkuara ku edhe do të dalë në 11 maj në anakandin e organizuar nga "Christie"."Kjo pikturë është përdorur në shumicën e librave ku flitet për Pikason, është ekspozuar në galeritë dhe muzetë më të mëdhenj të botës, kështu që shitja e saj në ankand është vërtet një çast i jashtëzakonshëm", thotë Derek Gilman, përgjegjës për artin modern dhe impressionist në shtëpinë e ankandave "Christie".Piktura në fjalë mendohet të jetë realizuar në vitet 45-55 nga artisti i madh dhe për herë të fundit ka dalë në ankand në vitin 1997. Rekordi në fuqi i vlerës më të madhe të nj picture shitur në ankand është 142 405 000 dollarë, shifër kjo e përdorur për blerjen e një vepre të Frensis Bekon në vitin 2013.