Nis lufta për pasurinë e Robin Williams

Vejusha e Robin Williams Susan Schneider dhe tre fëmijët e aktorit, i cili vrau veten më 11 gusht të vitit të kaluar, kanë pranuar të negociojnë mbi pasurinë e tij pasi  një gjykatës në gjykatën e San Franciskos u kishte dhënë një ultimatum duke i kërkcënuar me arbitrazh. Tashmë familja ka kohë deri në qershor për të arritur një marrëveshje dhe për të shmangur një seancë gjysore. Ndarjen e pasurisë në rrugë ligjore e nisi gruaja e tretë e aktorit.Dhjetorin e kaluar, Susan Schneider ndërmorri veprime ligjore kundrejt tre fëmijëve që Robin William ka nga martesat e mëparshme. Shnider akuzonte Zeldën,  Zachary e Codin se kishin marrë disa objekte me vlerë nga shtëpia e babait të tyre, përfshirë edhe kostumin që William kishte veshur në ceremoninë e dasmës me Shneider.  Por nga ana tjetër, fëmijët e aktorit fitues të çmimit OSKAR akuzojnë gruan e tij të tretë se është ajo që ka vjedhur shumë objekte me vlerë të babait të tyre, përfshirë këtu orë të shtrenjta, cmime të ndryshme, përfshirë edhe atë OSKAR.Avokati i Shnjader dekalroi se gjatë dy javëve të ardhshme do të takohet me tre fëmjët e aktorit për të negociuar një marrëveshje mbi pasurinë. Në rast se palët deshtojnë në arritjen e një marrëveshje, atëherë do të jetë gjykata ajo që do të vendosë.