Qiellgërvishtësi në Shën Pjetërburg, rekord Guinnes pa u ndërtuar ende
Nuk ka përfunduar ende ndërtimi, por ai që pritet të jetë qiellgërviështësi më i lartë në Europë ka arritur të sigurojë që tani një rekord Guinness.Ky është suksesi i parë i qiellgërvishtësit që ka nisur të ndërtohet në Shën Pjetërburg të Rusisë që në vitin 2014 dhe pritet të prfundojë në vitin 2018. Në fund të shkurtit, përfaqësues të Librit të Rekordeve Guinness qenë dëshmitarë në derdhjen e sasisë më të madhe të betonit për ndërtimin e themeleve të një godine, proces ky që zgjati nga ora 8 e mëngjesit e 27 shkurtit deri në orën 21:00 të 1 marsit. Gjatë kësaj periudhe u derdhën më shumë se 19200 metra kub beton."I kishim parë përmasat dhe të gjitha specifikimet, por ishte fantastike të shihnim me sytë tonë këtë rekord", thotë Eva Norroi, menaxhere e rekordeve në shoqatën Guinnes, e cila ka ndjekur procesin nga afër.Qiellgërvishtësi që do të arrijë deri në 462 metra po ndërtohet në veri të Shën pjetërburgut, në brigjet e gjirit të Finlandës. Përveç se zyrave të gjigantit rus të gazit, Gazprom, në të do të përfshihet një qendër educative dhe shkencore për fëmijë, salla ekspozitash, kinema, klube sportive, restorante dhe shumë ambjente të tjera që në total do të mbulojnë deri në 400 000 metra katrorë.Megjithatë, projekti ka kundërshtarët e tij, sidomos historianët dhe arkitektët tradicionalë që e konsiderojnë qytetin e dytë më të madh në Rusi si një Venecie të veriut, për shkak të stilit barok dhe neoklasik… Një projekt i ngjashëm disa vite më parë u anullua pas kërcënimeve të UNESCO-s për ta hequr Shën Pjetërburgun nga lista e trashëgimisë botërore.Qytetiu themelua nga Pjetri i Madh në vitin 1703, si një dritare për nga Europa. Ai ka qenë qendër e Perëndorisë Ruse dhe strehë e disa prej shkrimtarëve më të mëdhenj të vendit.