Si të mbrohemi nga alergjitë e stinës?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2015, 14:05
Çelja e luleve apo ardhja e pranverës shton numrin e alergjive. Ajo çfarë vërehet shpesh tek qytetarët është dhe mungesa e informacionit sa i përket simptomave të alergjisë, pasi shumë prej tyre e ngatërrojnë alergjinë me virozat e ndryshme të stinës.Alergjitë e ndryshme janë evidente gjatë gjithë vitit, por në periudhën e pranverës ato evitohen më shumë. Por çfarë duhet të kemi parasysh , si duhet të ruhemi, cilat janë masat që duhen marrë për tu mbrojtur nga alergjitë , mjekja alergologe Kleita Elezi, e ftuar në emisionin “Ditë e Re” në Ora News jep disa këshilla të rëndësishme të cilat duhet t'i kemi parasysh.