Konsumimi i pijeve freskuese rrit rrezikun e kancerit

Njerëzit që konsumojnë një apo më shumë gota me pije freskuese në ditë ekspozojnë veten ndaj kancerogjeneve, paralajmëron një studim i ri.Elementi ‘metilimidazol’ , një kancerogjen i mundshëm njerëzor, formohet gjatë përpunimit të disa sheqernave të ngjyrosur. Sheqeri i ngjyrosur është një përbërës i përbashkët që ndodhet tek Coca-Cola dhe te pijet e tjera freskuese.“ Konsumuesit e pijeve freskuese ekspozohen ndaj një rreziku kanceroz të panevojshëm dhe të shmangshëm ,” thotë Keeve Nachman, autori i këtij studimi.“Ky ekspozim i panevojshëm përbën një kërcënim për shëndetin publik dhe rrit dyshimet rreth përdorimi të sheqernave të ngjyrosur në këto pije”.Rezultatet treguan se sasia e ‘metilimidazol-it’ mund të ndryshojë ndjeshëm biles edhe në të njëjtin lloj pije.