Si të humbim peshë pa u sforcuar ?

Sezoni i festave “lë gjurmë” në trupin tonë sa i përket kileve të tepërta që ne marrim në këtë periudhë duke rrezikuar që kjo peshë e tepërt të na shoqërojë deri në pranverë. Jo gjithmonë në fakt ne mund të rikthejmë ritmin dhe peshën që kemi patur përpara pushimeve. Dembelizmi dhe i ftohti nuk do të na inkurajojnë të përfitojmë peshën e mëparshme. Kur ndodhemi në këtë situatë duhet të jemi të mençur, të humbim peshë pa përpjekje dhe të rifitojmë sërish energjinë e humbur.Humbja e peshës është një luftë e vazhdueshme për ata të cilët përdorin dieta drastike apo ushtrime rraskapitëse. Këtu janë disa truke që mund të përdorni për të humbur peshë.-Nuk doni të bëni sport? – Mos bëni. Ka shumë mënyra për të djegur kalori pa shkuar në palestër. Merrni qenin për një shëtitje, luani me nipërit, lani makinën, bëni pastrimin e shtëpisë. Mënyrat janë të pafundme dhe ju duhet të gjeni mënyrën e drejtë për stilin e jetës tuaj. Një këshillë tjetër është të harroni ashensorin, duke marrë shkallët në fakt përmirësoni sistemin tuaj kardiovaskular.- Konsumoni sa më shumë perime. Konsumimi i perimeve është gjithnjë i këshillueshëm për shëndetin tonë, kjo do ju bëjë të parandaloni kilet e tepërta që mund ti merrni duke konsumuar makarona apo ushqime te tjera të cilat nuk do ju bëjnë mirë për shëndetin.- Hani një mëngjes të bollshëm. Është provuar se nëse ju hani një mëngjes të bollshëm ju do të keni më pak oreks për pjesën tjetër të ditës. Nëse do të doni të konsumoni më pas diçka në zyrë është më mirë që të konsumoni fruta, gjithashtu sheqernat do ju japin energjinë e nevojshme për të arritur në fund të ditës.- Pini shumë ujë . Hidratimi ju ndihmon të humbni peshë. Uji në fakt ndihmon për shaktërrimin e lëngjve që janë depozituar në qelizat e yndyrës( fenomeni i celulitit). Alternojeni me çaji jeshil, harroni lëngjet dhe pijet me gas dhe rezultatet do të jenë të mënjëhershme.