Kazakistan, misteri i epidemisë së gjumit që ka goditur popullsinë e një qyteze
Të biesh në gjumë papritur. Në rrugë, në shkollë, në punë. Të qëndrosh ‘në krahët e Morfeut’ (Zoti i Ëndrrave) për disa ditë rresht, dhe të zgjohesh i lodhur sikur nuk ke pushuar prej vitesh. Në Kalachi, një qytezë me 600 banorë, kjo ndodh shpesh. I ndodh edhe fëmijëve ashtu si të moshuarve. Nuk ka një banor që mos të ketë një familjar apo shok që i ka ndodhur. Dhe askush nuk di ta shpjegojë përsenë. As mjekët, të cilët kanë studiuar analiza të shumta të çdo lloji. Shumë vetë kanë filluar të shohin me dyshim minierën e ish-Bashkimit Sovjetik të braktisur kohë më parë.1 në 10 banorë preken nga kjo epidemi. “Po milja lopët herët në mëngjes si gjithmonë dhe më zuri gjumi. Nuk mbaj mend asgjë, vetëm di që kur u zgjova isha në spital dhe infermierja më tha : ‘Mirëseerdhe bukuroshe e fjetur, më në fund u zgjove’. Kam fjetur për 2 ditë e 2 netë. Kjo është dëshmia e 50-vjeçares Marina Felk. Në prill të 2013-s, u regjistrua rasti i parë i ‘epidemisë misterioze të gjumit’. Që atëherë, epidemia ka goditur një në dhjetë persona. Ka pasur raste kur gjumi i një personia ka zgjatur një javë të tërë.Lëngu i tepërt intersticial. “Një herë i ndodhi 60 personave sëbashku,” thotë një nëpunës i komitetit social në një dokumentar të Russia Today. “Nëse përpiqem ta zgjoj, duket sikur do t’i hapë sytë por nuk mundet,” ka shpjeguar babai i një djali të prekur nga epidemia. Njëherë 8 fëmijë të së njëjtës i klasë i zuri gjumi në një hark kohor prej 20 minutash. Asnjë shenjë sëmundjeje të meningjitit apo narkolepsisë. Por analizat mbi fëmijët zbuluan një edemë cerebrale, që përmbante sasi të tepërta të lëngjeve intersticiale, e cila në afat të gjatë mund të ketë pasoja neurologjike në zhvillimin e tyre.Shumë hetime, por misteri vazhdon. Një skuadër e madhe mjekësh, shkencëtarësh, radiologësh, toksikologësh janë bashkuar në Kalachi. Misteri qëndron tek fakti që preken persona të ndryshëm, dhe jo persona që jetojnë në të njëjtën shtëpi. Simptomat e persona kur zgjohen janë po të njëjtat. Lodhje e madhe, përzierje në stomak, humbje kujtese biles edhe haluçinacione. Shpesh të rriturve i diagnostikohet infarkt, kurse fëmijëve encefalpati toksik (çrregullim i shkaktuar nga substancat toksike). E megjithatë asnjë nuk e ka gjetur shkakun e epidemisë.Dyshimet mbi minierën sekrete të uraniumit. Qyteza ndodhet afër një miniere uranium që përdorej fshehuraze nga regjimi sovjetik i asokohe. Në atë kohë në Kalachi jetonin rreth 6 mijë persona. Por më pas, me mbylljen e minierës, kjo zonë u shpopullua dhe u varfërua. Asnjë nga minatorët që kanë punuar atje nuk ka qenë viktimë e epidemisë misterioze të gjumit. Në 7000 teste që janë bërë mbi pacientët, terrenin, ujërat dhe ajrin nuk është vënë re asnjë dyshim. E vetmja gjë që është vënë re, se rritet numri i të prekurve kur ka rritje temperaturash.