Virozat e stinës, fluks pacientësh në pediatrinë e Durrësit

Janari ka rritur numrin e rasteve të pacientëve të vegjël në pedieatrinë e spitalit të Durrësit. Sipas mjekëve krahasur me muajin e shkuar, vizitat dhe shtrimet janë gati dyfishuar.Numri i të prekurve nga virozat gripale është rritur krahasuar me një vit më parë. Vetëm në Pediatrinë e Spitalit Civil në Durrës gjatë muajit Janar janë paraqitur 120 pacientë, ndërsa shumë i lartë është edhe numri i pacienteve të paraqitur në ambulancat e lagjeve. Nisur nga rritja e numrit të pacientëve të prekur nga virozat, Spitali Civil ka përforcuar masat për trajtimin e shpejtë të të sëmurëve. “ Edhe pjesa e pediatrisë është prekur nga këto viroza të cilat shfaqen me temperaturë të lartë , me tështima, me lotë, me mungesë oreksi. Prej janarit kemi një fluks pasi numri i vizitave në emergjencën e pediatrisë arrin në 120- 130 fëmijë, ndër këta 1/3 mund të jenë me gjendje viroze” – u shpreh mjekja pediatre Vera Koco.Të paktën 35 pacientë që u paraqitën me probleme virale jane shtruar ne spitalin e Durrësit per trajtim më te specializuar.