8 ushqimet më të mira për zemrën

Ajo çfarë hamë ose pimë mund të mbrojë trupat tanë nga problemet e panumërta shëndetësore. Studimet e kohëve të fundit kanë treguar se mbi 50% e rasteve me sëmundje zemre janë të shmangshme me zgjedhjet e duhura ushqimore. Kur dikush mendon për lidhjen ndërmjet dietës ushqimore dhe shëndetit të zemrës, disa ushqime menjëherë na vijnë në mendje. Përveç verës së kuqe, çajit jeshil e bollgurit ka dhe ushqime të tjera që janë të dalluara për mbrojtjen e zemrës. Ky artikull i postuar në Huffington Post na tregon disa prej tyre :1.Peshqit yndyrorëPeshkuPeshqit yndyrorë si peshku ton, salmon apo sardelet përmbajnë sasi të mëdha të acidit yndyror omega-3, element kyç për uljen e rrezikut të aritmisë. Është e këshillueshme të konsumohet peshku të paktën 2 herë në javë.2.QepëtQAEPANdërsa prisni qepët, mund t’ju dalin lot, por benefitet kardivaskulare tepër të konsiderueshme do t’ju bëjnë të buzëqeshni. Flavonoidët e gjendur tek qepa redukton kolesterolin, ndalon sforcimin e arterieve, rrit elasticitetin e enëve të gjakut dhe mban në nivel normal presionin e gjakut.3.PatatetPatatjaPër aq kohë sa patatet nuk janë shumë të skuqura apo të gatuara me shumë gjalpë, atom und të jenë të dobishme për zemrën. Patatet janë të mbushura me një bimë kimike të quajtur “kukoa” që ul presionin e gjakut. Një gjysmë patateje e pjekur përmban 20% kalium4.Farat e liritfara liriDietat e pasura me fara liri përmbajnë acidin yndyror Omega-3 që ndihmojnë në parandalimin e shtrëngimit të arterieve dhe mban nën kontroll nivelin e kolesterolit. Antioksidantët që ndodhen tek farat e lirit reduktojnë inflamacionin, që mund të shkaktojë sëmundje të tjera si astma apo Parkinson.5.AgrumetAgrumetAgrumet si portokalli, limoni, qitro janë të mbushura me flavonoidë që ulin presionin e gjakut dhe reduktojnë inflamacionin. Qitro gjithashtu përmban një element kimik të quajtur ‘hesperedin’ që ndihmon në qarkullimin e gjakut në zemër, si edhe vitaminën C, një mbrojtës të fuqishëm kundër infarkteve.6.Orizi kaforizi kafOrizi kaf futet në grupin e drithërave të pasura me fibra dietike. Sipas studimeve të fundit, orizi kaf ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe kolesterolit të lartë.7.Vaji i ulliritVaj ulliriStudimet kanë zbuluar se acidet yndyrore dhe antioksidantët e gjendur tek vaji i ullirit sjellin përfitime të mëdha në shëndetin e zemrës. Njerëzit që vuajnë nga zemra, shtyhen nga mjekët të ndjekin dieta mesdhetare të pasura me fruta e perime, ku padyshim që vaji i ullirit është pjesë kryesore.8.Çokollata e zezëCokollata zezeKonsumimi i përditshëm i çokollatës së zezë redukton sulmet fatale të zemrës apo infarktet tek njerëzit që vuajnë nga zemra. Çokollata e zezë përmban flavonoidë të quajtur ‘polifenol’ që ndihmojnë presionin e gjakut, inflamacionin dhe rrahjet e zemrës.Huffington Post