Duhanpirësit meshkuj rrezikojnë të vuajnë nga osteoporoza

Osteoporoza është një çrregullim apo sëmundje e kockave. Si pasojë e kësaj sëmundjeje, kockat sa vijnë e bëhen më të holla, e humbasin forcën e tyre dhe bëhen lehtësisht të thyeshme.Një studim i bërë tek duhanpirësit e moshës së mesme apo tek ata të moshës së tretë, ka arritur në përfundimin se meshkujt, më shumë se sa femrat, mund të pësojnë sëmundjen e kockave, osteoporozën ose fraktura në rruazat e shtyllës kurrizore.Studimi i bërë në Shtetet e Bashkuara, zbuloi se duhanpirësit e të dy gjinive mund të pësojnë densitet të ulët të kockave.“Gjetjet tona sugjerojnë se duhanpirësit e tanishëm dhe ata të hershëm të të dyja gjinive duhet të vizitohen për osteoporozën,” thotë Elizabeth Regan, asistent profesore e mjekësisë në Spitalin Kombëtar Hebre në Shtetet e Bashkuara.“Fillimi i mjekimit të posaçëm pë rata me semundje kockash mund të parandalojë frakturat, të përmirësojë cilësinë e jetës dhe sigurisht të reduktojë kostot shëndetësore,” shtoi Regan.Kërkimi përfshiu 3,300 duhanpirës nga mosha 45 deri në 80 vjeç.55% e tyre rezultonin me densitet të ulët kockash dhe 60% e tyre me fraktura vertebrale.