Transplanti i parë i penisit në Afrikën e Jugut
Pas një operacioni kirurgjikal që zgjati 9 orë, një grup mjekësh të Afrikës së Jugut kanë mundur të kryejnë në mënyrë të suksesshme transplantin e parë të të penisit të një dhuruesi të vdekur tek një djalë i ri 21 vjeç.Operacioni ishte kryer në dhjetor por u bë publik vetëm sot. Tre muaj më vonë nga dita e operacionit mjekët thanë se personi i cili kishte humbur penisin për shkak të komplikacioneve gjatë të bërit synet, tashmë kishte penisin e tij të rifituar me të gjithë funksionet.Ky është rasti i parë i suksesshëm i transplantit të një organi gjenital mashkullor. Ekspertët thonë se në Afrikën e Jugut rreth 250 persona humbasin penisin e tyre për shkak të komplikacioneve gjatë të bërit synet.Tashmë në spitalin e Cape Town janë dhe 9 pacientë të tjerë që do i nënshtrohen transplantit të organit gjenital./oranews.tv/