Dita Botërore e Kancerit, të mbijetuarit japin këshilla

 Të diagnostikohesh me kancer, mund të jetë një nga eksperiencat më traumatike për një person, qoftë fizikisht ashtu edhe moralisht. Megjithatë, për t’i dhënë shpresë atyre që luftojnë me sëmundjen, të mbijetuarit thanë se të menduarit pozitivisht është çelësi për të dalë fitimtar ndaj kancerit.“Unë u diagnostikova me kancer në gji në prill të vitit 2014, e iu nënshtrova dy operacioneve disa ditë më vonë. Ajo që më shtynte përpara ishte dëshira për ta mundur sëmundjen. Dhe ia dola,” tha Reena Khanna, një e mbijetuar nga kanceri.Khanna, 45 vjeç, nënë e dy vajzave, shtoi : “Ka shumë të bëjë mënyra si mendon dhe si e tejkalon frikën”.Këtë e aprovon edhe 31-vjeçari, Ashish Parmar, i cili tha se nuk e kishte idenë se çfarë ishte kanceri deri në momentin që iu diagnostikua me këtë sëmundje.“Unë u diagnostikova me kancer në fyt, dhe për çudinë time sëmundja më kapi 12 vjet pasi kisha hequr dorë nga duhani. Megjithatë, isha me fat që u diagnostikova në kohë dhe isha i aftë ta përballoja sëmundjen duke menduar pozitivisht,” tha Parmar.Sipas të dhënave, kanceri është një ndër problemet më madhore shëndetësore. Ka një rritje të të diagnostikuarve me kancer me 1.1 milionë çdo vit dhe numri i vdekje arrin në gjysmë milioni në gjithë botën. Sipas mjekes, Preeti Jain, të spitalit Columbia në SHBA, duhet të ketë ekspertë shëndetsorë që të jenë të aftë të komunikojnë me një pacient.