Zbulohen dy versionet e Samsung Galaxy S6
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2015, 22:09
Samsung zbuloi me anë të disa imazheve të postuara në faqen e internetit XDA-developer dy versionet e tij të rinj, Galaxy S6 EDGE dhe Galaxy S6.Versioni i parë i ri i Samsung Galaxy S6 pritet të jetë një version radikal EDGE me ekran me hark, ndërkohë që versioni standart Galaxy S6 ngjason me iPhone 6.
Fotot e postuara në internet kanë treguar dizajnin final të celularit Samsung pas disa muajsh spekulimesh.Të dy telefonat do të prezantohen në një event special në Barcelonë përpara se Kongresi Botëror i Telefonave të nisë atje të hënën.
/oranews.tv/