Reduktimi i kripës zvogëlon dhimbjen e kokës

Dhimbjet kronike të kokës mund të ulen me 1/3 duke reduktuar marrjen e sasisë së kripës. Sipas një studimi nga John Hopkins University, veçanërisht duhen reduktuar tre gramë në ditë kripë, rreth gjysmë luge çaji.Sipas ekspertëve, reduktimi i kripës është një mënyrë e thjeshtë dhe efektive, pasi ul dhimbjen e kokës dhe presionin e gjakut. Por, sipas tyre edhe njerëzit pa probleme me presionin e gjakut kanë vërejtur përmirësime pasi kanë reduktuar sasinë e marrjes së kripës.Ata kanë zbuluar që duke reduktuar marrjen e kripës në tre gram në ditë redukton dhimbjen e kokës me 31%.Lawrence Appel, një nga autorët e studimit, tha se ulja e sasisë së kripës mund të jetë një qasje e re për të reduktuar dhimbjen e  kokës.2ok 3ok 4ok