Më shumë fruta më shumë jetë, 200 gram fruta në ditë, 20 mijë vdekje më pak
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2014, 13:18
Një mollë në ditë mban mjekun larg. Kurrë fjala e urtë nuk ka qenë më e saktë . Sipas një studimi të kryer nga “Agroter”, konsumimi i 200 gram frutave dhe perimeve në ditë sipas italianëve, do të parandalonte 20 mijë vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare .Në bazë të analizës së bërë nga një ekipi i studiuesve të udhëhequr nga Roberto Della Casa, drejtor i "Agroter", rritja e konsumit të frutave dhe perimeve , 200 gram në ditë, do të kursejë gjithashtu 1.5 miliardë euro të shpenzimeve shëndetësore për sëmundjet kardiovaskulare që janë shkaku kryesor i vdekjeve në Itali.