Fëmijët talasemikë, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore dhuron gjak, shpërndan dhurata
Për talasemikët Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor dhuroi gjak. Kjo nismë bëhet për shkak të nevojave që kanë fëmijët talasemikë. Ndërsa në Lushnje, për këta pacientë janë shpërndarë dhurata dhe janë zhvilluar aktivitete argëtuese.Në muajin dhjetor kur nevojat e talasemikëve për gjak janë të mëdha, administrata e Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor kanë dhuruar gjak.Në Shqipëri janë 230 pacientë talasemikë që mbulohen në masën 100% nga fondi i sigurimeve shëndetësore. Një pacient ka një kosto prej 250 mijë lekë në muaj.Më herët, fëmijët talasemikë në Lushnje kaluan momente të gëzueshme në prag të Krishilindjes dhe Vitit të Ri.Për ta kishte dhurata dhe aktivitetet argëtuese. Pacientët e vegjël në Lushnjë e Fier mund ti marrin barnat e rimbursueshme pranë vendbanimeve të tyre.