HIV/ AIDS, dyfishohet numri i rasteve të reja, Shqipëria e para në rajon

Në ditën ndërkombëtare për rritjen e ndërgjegjësimit kundër virusit HIV/AIDS për të diskutuar si është situata në Shqipëri, në panelin e Tonight Ilva Tare ishin të ftuar, Milva Ikonomi, zv/ministre e Shendetesise Raida Petrela. Mjeke qe ndjek pacientet me HIV-AIDS Roland Bani , KOordinator I Programit HIV AIDS, dhe Olimbi Hoxhaj, drejtoreshë e shoqatës së pacientëve me Hiv/AidsZv/ministrja e Shëndetësisë Milva Ikonomi tha se objektiv është ulja e prekshmërisë por dhe e vdekshmërisë. Për këtë Shqipëria punon për ndërgjegjësim.“Vdekjet këtë vit janë, më të ulëta se vitin e kaluar, synojmë nxitjen e testimit vullnetar” tha ajo.Olimbi Hoxhaj, drejtoreshë e shoqatës së pacientëve me HIV /AIDS tha se çdo vit ka pasur ndërprerje të terapisë por këtë vit shkak ishte fakti që pati një shtim të rasteve të të prekurve në fillim të vitit.“Në fund të vitit të kaluar dhe fillim të këtij viti pati një bum testimesh dhe rastesh të reja. Në një periudhë tre mujore patëm më shumë se 70 raste të reja që ishin në stade të avancuara dhe duhej të nisej menjëherë terapia. Ne patëm një problem me deficitin e medikamenteve, nuk mbulonim të gjitha nevojat. Pasi në Shqipëri veprohet me medikamente gjenerike pra ilaçe që përdoren afat të shkurtër. Në raste kur ndodhen situata të papërgatitura sigurisht që ishim në nock out”Roland Bani , Koordinator i Programit HIV AIDS thotë se ekziston një trend rritjeje nga 2004. Krahasuar me 5 vite më parë numri I rasteve të reja është dyfishuar.“Në 2013 numri i rasteve të reja për 100 mijë banorë janë 4,4. Në krahasim me vendet e reja të rajonit numri është më i lartë. Më shumë se gjysma e këtyre personave janë diagnostifikuar në stadin e mëvonshëm, pra janë prekur vite më parë por janë konstatuar në 2013. 93% e rasteve rruga e transmetimit është marrëdhënia seksuale, 11 % llogariten homo-biseksualë. 70% e të prekurve janëmeshkuj, 30% femra. 60% e të prekurve ndërmjet 25 - 45 vjeç.Bano vëren se ka një rritje të rasteve në zonat rurale ndërsa problem mbetet fakti që diagnostifikimi është i vonuar.