Ish kongresisti amerikan pranon akuzën për keqpërdorimin e fondeve
Ish kongresisti amerikan Jesse Jackson, Jr, i biri i liderit të shquar të të drejtave civile, Jesse Jackson, ka pranuar fajësinë për keqpërdorimin e rreth 750 mijë dollarëve të fondeve të fushatës.Prokurorët thanë se ai i ka përdorur paratë e fushatës për shpenzime personale dhe ka dështuar që të raportojë për dhuratat. Ai ka pranuar fajësinë në Gjykatën e Qarkut në Uashington pas një marrëveshjeje të arritur me prokurorët.Demokrati 47 vjeçar ka dhënë dorëheqje në muajin nëntor pasi që kishte kuptuar se vuante nga çrregullime bipolare. Gruaja e Jacksonit, Sandra, pritet që të paraqitet gjithashtu para gjykatës nën akuzat se ka dorëzuar raporte false të kthimit të taksave.Edhe Jackson dhe gruaja e tij përballen me dënime maksimale prej disa vjetësh në burg.Ai gjithashtu përballet me gjoba prej qindra mijëra dollarësh.Shpallja e dënimit është caktuar më 28 qershor.