Papa Benedikti XVI përshpejton zëvendësimin, ndryshim rregullave të konklaves
Papa Benedikti i XVI është duke marrë në konsideratë ndryshimin e rregullave të Kishës Katolike, në mënyrë që të përshpejtojë procesin e zgjedhjes të pasardhësit të tij.Zëdhënësi i Atit të Shenjtë të Romës deklaroi të mërkurën se në ditët në vijim, Papa do të lëshojë një dekret në lidhje me konklavën, ose siç quhet ndryshe procesi i grymbullimit të kardinalëve, të cilët vendosin se cili prej tyre do të drejtojë më pas Vatikanin.Papa Benedikti XVI do të braktisë vullnetarisht detyrën e tij në datën 28 shkurt. Dorëheqja e Papës ka gjetur të papërgatitur Vatikanin, që nuk ka përjetuar një dorëheqje prej 600 vitesh. Ndërsa në historinë 19-shekullore të Vatikanit, ky është vetëm rasti i pestë që një Papë dorëhiqet.Sipas rregullave aktuale, konklava nuk mund të fillojë përpara datës 15 mars, por presioni që ajo të mblidhet më parë është rritur ndjeshëm.Zyrtarët e Vatikanit kanë shprehur më parë dëshirën e tyre që Papa i ri të zgjidhet përpara datës 24 mars, kur do të nisin edhe kremtimet për muajin e Pashkëve, një prej datave më të rëndësishme në kalendarin e katolicizmit.