Skandali i mishit, Holanda nis hetimet

Prokurorët holandezë thanë se e kanë nisur një hetim kriminal ndaj kompanive që dyshohet se i kanë vënë etiketa false mishit të viçit, derisa ai përmbante mish kali.Ndërkohë, mish kali është gjetur edhe në hamburgerët e dedikuar për spitalet në Irlandën Veriore.Komisioni Evropian iu ka bërë bëjë thirrje të gjitha shteteve të Bashkimit Evropian, që të kryejnë teste të ADN-së në produktet e viçit, për të kontrolluar nëse ka prani të mishit të kalit.Propozimi u bë i ditur nga Komisioneri për Shëndetësi i BE-së, Tonio Borg, pas bisedimeve të krizës në Bruksel në mes të ministrave të bujqësisë të vendeve të BE-së, që janë prekur më së shumti nga skandali me mishin e kalit.Dyqanet në Britani, Francë, Holandë, Suedi dhe Zvicër kanë tërhequr nga tregu disa produkte, pasi që testet treguan praninë e mishit të kalit në produktet e përpunuara që mbanin etiketa të mishit të viçit.Rumania ka hedhur poshtë akuzat se firmat në atë vend qëndronin prapa shpërndarjes së mishit të kalit në vend të atij të viçit.