Tubim pro Morsit në Egjipt, mijëra islamistë kanë mbështetur Presidentin
Mijëra islamistë të Egjiptit kanë mbajtur një tubim në mbështetje të presidentit Muhammad Morsi.Tubimi “Së bashku kundër dhunës” i mbajtur të premten është organizuar nga grupi radikal islamik salafist Al-Gama'a al-Islamiya.Në tubim është denoncuar dhuna e fundit në tubimet e kundërshtarëve të Morsit.Vëllazëria Myslimane e Morsit ka thënë se vetëm në mënyrë simbolike e mbështet demonstratën.Rreth 60 persona janë vrarë në trazirat në Egjipt që nga muaji i kaluar.Dhuna e vazhdueshme ka nisur kur protesta masive kanë shpërthyer kundër politikave të Morsit në dyvjetorin e kryengritjes që rrëzoi ish presidentin Mubarak.Dhuna u përkeqësua pas një vendimi të gjykatës që dënoi me vdekje 21 persona për shkak të trazirave vdekjeprurëse në një stadium futbolli në vitin e kaluar.