Edicioni i 63-të i Sanremos fitohet nga këngëtari Marco Mengoni
Marco Mengoni është fituesi i festivalit te 63-të te Sanremos 2013 me kengen "L'essenziale".Kengetari, fitues i edicionit te 3 te XFactor Italia, tashmë do te perfaqesojë Italine ne Eurovision Song Contest 2013 qe mbahet ne Suedi nga data 14 ne 18 maj 2013.Kenga qe do te perfaqesojë Italine ne kete eveniment nuk do te jete kenga me te cilen Marco arriti te rrembeje cmimin e pare ne Sanremo.Gjatë pesë netëve sa zgjati ky festival, publiku i gjërë italian ka ndjekur performanca dhe këngë nga më të ndryshme.Antonio Maggio ishte fitues ne konkurencën e 14 të rinjëve , mes tre finalisteve te cilet shkuan ne natën finale Moda, Marco Mengoni dhe Elio e le storie Tese.Fituesi është shpallur me sistem të përzierë vlerësimi: 25% nga televotimi i publikut, që iu shtua klasifikimit provizor të natës së tretë, ndërsa pjesa tjetër (50%) ka qene në dorën e jurisë së ekspertëve.Më pas tre konkurentët kanë kaluar në një tjetër fazë votimi, ku janë ripropozuar sërish në skenën e Aristonit (50% televotimi e 50% juria).Këngët më të votuara, do të ripropozohen sërish në skenën e Aristonit dhe do të ketë një tjetër fazë votimi (50% televotimi e 50% juria).Festivali i sivjetshëm u udhëhoq nga Fabio Fazio dhe Luciana Littizzetto.