Beyonce, më në fund shfaq të bijën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2013, 10:29
Këngëtarja Beyonce është shumë strikte sa i përket jetës private e sidomos vajzës së saj Blue Ivy.Ajo dhe burri i saj, reperi Jay Z deri më tani kanë zbuluar vetëm disa imazhe, jo edhe shumë të qarta të vajzës së tyre.Ndërkohë, këto ditë Beyonce ka publikuar një fotografi të saj dhe Blue.Nga çfarë shohim në këtë foto, vajza i ngjan shumë të atit. Deri më tani, Blue ka qenë pjesë e disa thashethemeve për iluminatin.Madje, disa persona kanë ironizuar duke sajuar fotografi të shëmtuara të asaj si ata pretendojnë se do të mund të dukej Blue.