Pistorius akuzohet për vrasje me dashje
Atleti para olimpik Oscar Pistorius ka dalë para gjykatës për tu përballur me akuzën e vrasjes së vullnetshme të të dashurës së tij, modeles, Reeva Steenkamp.Pistorius ka shpërthyer në lot para gjykatësve, e ndërsa mbrojtja e tij ka kërkuar që ai të gjykohet në liri. Por prokurorët kanë kërkuar që atleti të qëndrojë në paraburgim.Dhjetra gazetarë ishin në sallën e gjyqit në Pretoria, ku gjyqtari kryesor Desmond Nair ka dëgjuar kërkesën për liri me kusht. Ekipi mbrojtës i Pistorius ka argumentuar se gjendja mendore e tij është tejet e traumatizuar. Mbrojtja pritet gjithashtu të argumentojnë se Pistorius nuk do të largohet nëse i jepet një lirimi me kusht.Pistorius mbërriti në në gjykatë me një automjet të policisë, më fytyrën e fshehur. Ekspertët mjeko-ligjorë pritet të vazhdojë me hetimet në stëpi, për të verifikuar edhe më tejnëse vrasja isht aksidentale apo e qëllimshme.Sipas tyre, vrasja e modeles 30-vjeçare nuk ka qenë aksident, por vrasje e qëllimshme dhe shkak ka qenë xhelozia. Policia thotë se kishte marrë disa telefonata më parë nga fqinjët që tregonin për zënka dhe zhurmë në banesën e atletit.Dyshohet se modelja Steenkamp është vrarë rreth orës 04:00 të mëngjesit të së enjtes, ndërkohë që Pistorius u paraqit pak orë më vonë në polici ky e denoncoi vrasjen si incident. Ai tha se kishte vrarë të fejuarën pasi e kishte ngatërruar me grabitës.Versioni i atletit u vu në mëdyshje nga autoritetet të cilat pas thellimit të hetimit zbuluan se me parë kishte patur telefonata kundër Pistorius që njihej si tip i dhunshëm. Korrespondentët e mediave ndërkombëtare thonë se arrestimi i atleti ka tronditur vendin ku ai është konsideruar si një hero kombëtar.Atleti paralimpik, Oscar Pistorius që në lojërat e vitit të kaluar të Londrës u shndërrua në legjendë dhe burim frymëzimi për miliona persona me aftësi të kufizuar.