Lirohet gazetari francez nga burgu në Irak
Iraku ka liruar një gazetar francez, disa javë pasi qëndroi në paraburgim me akuzën për marrje të paautorizuar të fotografive në Bagdad. Zyrtarët thanë se Nadir Dendoune dhe përkthyesi i tij u liruan të enjten.Ministri i jashtëm francez Laurent Fabius tha se ishte “i kënaqur” që Dendoune dhe përkthyesi tij irakian Haqi Muhamedi u liruan. Ai tha se diplomatët francezë kishin siguruar lirimin e tyre.Dendoune u dërgua në ambasadën franceze pas lirimit të tij të enjten. Ai së bashku me përkthyesin e tij u arrestuan në Bagdad më 23 janar për dyshimin se kanë fotografuar ndërtesat në të cilat nuk lejohet të fotografohet pa lejet e nevojshme.Më parë, komiteti bazë në Nju Jork për Mbrojtjen e Gazetarëve i ka bërë thirrje Bagdadit zyrtar për lirimin e Dendoune. Ata thanë se, paqartsia në ligjin për mediat në Irak ka krijuar pengesa të panevojshme për të marrë informacion.