SHBA-OKB, kundër provës bërthamore të Koresë së Veriut
Ndërsa turmat në Korenë e Veriut festuan atë që u quajt një provë të suksesshme bërthamore për vetmbrojtjen e ligjshme, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun thotë se prova është një sfidë e drejtpërdrejtë për komunitetin ndërkombëtar."Unë i kam bërë gjithnjë thirrje udhëheqjes së Fenianit të heqë dorë nga programi i saj bërthamor dhe të përqendrohet në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për popullin korean, duke trajtuar nevojat e domosdoshme humanitare gjendjen e të drejtave të njeriut në vend”.Para bisedimeve me zotin Ban, Sekretari i Shtetit, Xhon Kerri , tha se Koreja e Veriut është një kërcënim serioz për paqen në botë."Prova e kësaj jave është një akt i rëndë provokues që kërkon një përgjigje të fortë, të shpejtë dhe të besueshme nga komuniteti ndërkombëtar”.Prova e tretë bërthamore e Koresë së Veriut në shkelje të një rezulute të Kombeve të Bashkuara u kritikua edhe nga Kina, e cila është aleatja më e madhe e Fenianit.Sekretari Kerri tha se Kina mund të bëjë më shumë për të shkurajuar programin bërthamor të Koresë së Veriut.Por analisti i Institutit CATO, Xhastin Logan, thotë se Uashingtoni i ka dhënë Pekinit kap stimuj për të mbajtur një qendrim më të rreptë ndaj Fenianit."Kinezët e dinë se janë një faktor me një farë rëndësie kur është fjala për Korenë e Veriut. Por, për mendimin tim, Uashingtoni nuk ka qënë i predispozuar të ndërmarrë hapa ambicioze në raport me çështjen e Koresë, për të kompensuar në fusha të tjera në raport me Kinën”.Sekretari Kerri dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun thonë se po punojnë me anëtarët e Këshillit të Sigurimit dhe aleatë të tjerë për të garantuar një përgjigje të përshtatëshme ndaj provës bërthamore të Koresë së Veriut.Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të ndërmarë veprime të tjera më të forta nëse do të jetë e nevojshme për t’iu kundërvënë, atij që e cilëson, si qendrim armiqësor të Shteteve të Bashkuara ndaj shtetit komunist.