Shi meteorësh në Rusi, rreth 400 të plagosur
Një shi meteorësh në Rusinë qendrore ka shkaktuar rreth 400 të lënduar e ka shkaktuar dëme në disa shtëpi.Gurët e zjarrtë që binin në rajonin e Uraleve, mund të shiheshin nga një largësi prej disa qindra kilometrash. Banorët në Chelyabinsk thanë se situata që u krijua në atë moment ishte e frikshme.Banorët e Cheliabinskut flasin për xhama dritaresh të thyer, alarme makinash të aktivizuara dhe lëkundje të lehta të banesave.Gjurme të meteorëve të rënë mund të shihen në Yekaterinburg, qytezë rreth 200 kilometra në jug-lindje të Cheliabinskit."Toka dridhej, xhamat e dritareve u thyen dhe gurët që binin mbi makina ndezën alarmet",-tha një banor.Një tjetër banor tha se për agjensinë e lajmeve Reuters se kishte dëgjuar një shpërthim i fortë në orët e para të mëngjesi të së premtes.Sipas dëshmive, shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa ishin ndjerë lëkundje në një godinë 19-katëshe.