Papa flet për dorëheqjen: Hoqa dorë në liri të plotë për të mirën e Kishës

Papa Benedikti XVI ka falënderuar të gjithë njerëzit për "dashurinë dhe lutjet" e tyre, në daljen e tij të parë publike pas njoftimeve për dorëheqjen e tij. Papa u prit nga turmat me duartrokitje dhe lot."Unë ju falendereoj të gjithëve ju për dashurinë dhe lutjet të cilat më kanë shoqëruar. Unë hoqa dorë në liri të plotë për të mirën e Kishës" tha Benedikti i 16, duke theksuar se forca e tij fizike dhe shpirtërore ishte duke u pakësuar."E kam ndjerë fizikisht në këto ditë jo të lehta për mua, dashurinë që më keni sjellë. Lutuni për mua, për Kishën dhe për Papën e ardhshëm, Zoti do të na udhëheqë" shtoi ai.85-vjeçari do të vazhdojë me axhendën e tij të zakonshme deri në ditën që ai do të lërë zyrtarisht detyrën, thonë zyrtarët në Vatikan.Me zgjedhjen e tij, në moshën 78-vjeçare, prillin e 2005-s, pas 2 dekadash e gjysmë të kaluara në Vatikan, kardinali gjerman u kthye në personin më të moshuar, që merrte drejtimin e kishës katolike.Drejtimi i tij do të rivendoste pikëpamjet tradicionaliste konservatore dhe rezistencën ndaj thirrjeve për ndryshim në sfondin e indinjatës, që kishin shkaktuar skandalet e abuzimit me fëmijët brenda kishës.Papati i Benediktit të 16-të ka reflektuar në të gjithë tërësinë e tij, besimin se kisha katolike duhet ta mbajë të mbërthyer fort bërthamën e saj tradicionale dhe vlerat ekzistuese, në një kohë ndryshimesh të shpejta.Ndërkohë në 15 mars konklava do të fillojë të mblidhet për të votuar për papën e ri që duhet të zgjidhet përpara Pashkëve .