Skandali me mishin e kalit, diskutime në Bruksel
Ministrat e Bujqësisë së BE-së do të diskutojnë rreth skandalit të mishi i kalit, që shitej për mish lope në lazanjat e kompanisë Findus dhe që ka prekur deri më tani 16 vende.Komisioneri i shëndetit në BE Tonio Borg do të drejtojë bisedimet në Bruksel, një provë për të rivendosur besimin e konsumatorit në produktet e mishit.Të martën, policia britanike vazhdoi me kontrollnet në format e mishit, e ndërsa ministrit i Mjedisit Oëen Paterson tha se ishte e papranueshme nëse firma britanike mashtojnë publikun.Skandali ka ngritur pyetje lidhur me kompleksitetin e zinxhirit të industrisë ushqimore të furnizimit në të gjithë bllokun 27-anëtarësh të BE, me një numër të madh supermarketesh që merren me ushqime të ngrira viçi.Ndërkohë, Rumania ka mohuar pretendimet se ajo ishte burimi i gjithë këtij skandali. Ministrat nga Britania e Madhe, Franca, Irlanda, Luksemburgu, Polonia, Rumania dhe Suedia pritet të marrin pjesë në bisedimet në Bruksel.Sipas Komisionit Europian, mishi i kalit, që shitej për mish lope në lazanjat e kompanisë "Findus", nuk ka dhënë shenja rreziku për shëndetin, në vendet ku është konsumuar.Askush nuk ka vdekur dhe as nuk është sëmurë, tha një zëdhënës i Komisionit, sipas të cilit BE ndërhyn për ndalimin e një prodhimi, që qarkullon në tregun e përbashkët, vetëm kur ai paraqet rrezik për shëndetin e konsumatorëve.