Francë, Parlamenti pro martesave gay
Dhoma e ulët e parlamentit francez votoi në favor të martesave të të njëjëtit seks, duke i hapur rrugën kthimit në ligj.329 deputetë votuan në favor e 229 kundër. Javët e fundit debatet përsa i përket martesave brenda së njëjtës gjini shkaktuan protesta pro dhe kundër në rrugët e Parisit.Ky veprim përbën reformën më të rëndësishme në Francë nga aspekti social që prej heqjes së dënimit me vdekje në vitin 1981, e është kundërshtuar nga konservatorët, muslimanët, por dhe grupime katolike.Nëse ligji miratohet në të dyja dhomat e parlamentit, Franca do të bashkohet me 11 vendet e tjera, përfshirë Belgjikën, Portugalinë, Holandën, Spanjën, Suedinë, Norvegjinë dhe Afrikën e Jugut, ku lejohen martesat e të njëjtit seks.Nëntë shtete amerikane dhe Ëashington DC lejojnë gjithashtu martesat e komunitetit gay ndërsa dhe ligjvënësit britanikë më herët këtë muaj ndërmorrën një votim fillestar në mbështetje të këtyre bashkimeve. I njohur në Francë si martesë për të gjithë, ligji i martesës së homoseksualëve është kthyer në nismën sociale më përçarëse të ndërmarrë nga qeveria Hollande në nëntë muajt e qeverisjes. Me pare gjate javes, edhe Parlamenti Britanik i hapi driten jeshile martesave gay, duke miratuar një projektligj të njëjtë.