Rritet numri i viktimave të konfliktit në Siri, OKB: Rreth 70,000 të vrarë

Shefja për të Drejta të Njeriut e Kombeve të Bashkuara, Navi Pillay, ka thënë se numri i të vrarëve në konfliktin sirian po i afrohet shifrës 70,000.Pillay i ka thënë takimit të Këshillit të Sigurimit për mbrojtjen e civilëve në konflikt se ndarjet e thella midis vendeve anëtare, kanë çuar në mosveprim.“Ky konflikt ka qenë shkatërrimtar dhe civilët kanë paguar çmimin”, ka thënë Pillay.Ajo po ashtu i ka kërkuar Këshillit që të referojë Sirinë para Gjykatës Ndërkombëtare për Krime.Rusia dhe Kina kanë bllokuar tri rezoluta të Këshillit të Sigurimit, të cilat kanë paraparë masa ndëshkuese për Damaskun.Protestat e para antiqeveritare në Siri kanë nisur në mars të vitit 2011. Regjimi i presidentit Bashar al-Assad ka shtypur dhunshëm kundërshtarët e tij.