Karnavalet në Rio de Janeiro, atmosferë e zymtë pas djegies së klubit
Karnavalet e përvitshme në Brazil sapo kanë shënuar startimin e tyre, por paradat dhe festat në rrugë kanë një nuancë të zymtë, për shkak se këto festime vijnë pas zjarrit që shpërtheu në një klub nate, ku mbetën të vrarë 238 persona.Ritualet e zisë vazhduan, teksa kryebashkiaku i Rio de Janeiro gjatë mbremjes të së premtes i dorëzoi çelësat e qytetit, figurës qendrore ceremoniale të karnavaleve, Mbretit Momo.Ndërsa Presidentja Dilma Rousseff mori pjesë në një meshë përkujtimore ndaj viktimave të zjarrit, në katedralen e Brasilia-s, të enjten mbrëma. Tashmë është bërë publike se Presidnetja nuk do të marrë pjesë në festimet 5-ditore, por do të qëndrojë në shtetin e Bahia-s.Më shumë se 60 viktima të zjarrit mbeten ende në spitale, ndërsa shumë qytete, veçanërisht ato pranë qytetit jugor të Santa Maria-s, ku ndodhi ngjarja, kanë ulur ritmet e festimeve.Për Brazilin, karnavalet 2013 janë një test i rëndësishëm i infrastrukturës së qyteteve, para pak eventeve të mëdha sportive që do të zhvillohen në të ardhmen, përfshi në këto Botërorin e 2014 dhe Lojërat Olimpike të 2016.Rrugët në Rio, janë mbipopulluar nga mijëra persona që nga e premtja, të cilët ndiqnin disa parada spontane në rrugë.Këtë vit, më shumë se 700 karvane do të lëshohen nëpër rrugë, në pjesë të ndryshme të qytetit, ndërkohë që pritet të marrë pjesë edhe aktorja amerikane Megan Fox, mes shumë personazheve të tjerë të njohur ndërkombëtarë.Karnavalet pritet të sjellin rreth 1,1 milionë turistë në Rio, duke gjeneruar rreth 650 milionë dollarë për ekonominë vendase. Hotelet dhe restorantet janë prenotuar tashmë, pothuajse me kapacitet të plotë.Nga e diela, shkollat e Samba-s do të rivalizojnë me njëra-tjetrën në paradat spektakolare në stadiumet speciale të njohura si "Sambódromo", me karvane të dekoruara deri në detaj dhe me kërcimtarë, që veshin kostume të shumëngjyrshme, shpesh të stolisura me pupla të mëdha.