SHBA përgatit plan për furnizim me armë të opozitës në Siri
Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara ka mbështetur një plan i cili parashikon furnizimin me armë të luftëtarëve opozitar në Siri, ka thënë gjenerali Martin Dempsey në seancën e komitetit të Senatit.Dempsey tha se Pentagoni mbështet planin i cili është zhvilluar nga ish-drejtori i CIA-s David Petraeus dhe i mbështetur edhe nga ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton.Furnizimi me armatim për rebelët kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad, ka qenë temë e një debati brenda administratës shtetërore.Duke pasur shqetësimet rreth armatosjes së grupeve që kanë lidhje me Al-Kaiden, kanë kufizuar gatishmërinë amerikane për ndihma humanitare. Presidenti Obama disa herë më parë e ka përsëritur se ai dëshiron të shohë një zgjidhje politike dhe jo ushtarake, të krizës në Siri.