Tunizia i dha lamtumirën e fundit liderit të opozitës Chokri Belaid

Mijëra tunizianë kanë marrë pjesë në funeralin e liderit të opozitës sekulariste, Chokri Belaid, një nga liderët e opozitës sekulariste, i cili ishte kundërshtar i qeverisë së islamikëve të Ennahda-s.Belaidi u qëllua për vdekje ditën e mërkurë në dalje të banesës së tij nga nje person i armatosur, i cili sipas autoriteteve pas aktit u largua me një motor.Ceremonia e varrimit u prit nga mijëra tunizianë. Shumë dolën nëpër rrugë e sheshe në shenjë revolte. E ndërsa protestuesit kanë akuzuar qeverinë se qendron pas ekzekutimit të liderit të opozitës.Mijëra forca policore dhe ushtria u vendosën në qytetet më të mëdha të vendit për të shmangur trazirat, nisur edhe nga vendimi i disa sindikatave për të shpallur ditën e premte, ditë të grevës së përgjithshme kombëtare.Sindikatat thonë se qeveria e udhëhequr nga islamikë është fajtor për vrasjen, një akuzë që qeveria tuniziane e mohon.Kryeministri vendas, Hamadi Jebali, në përpjekje për të ulur tensionet ofroi dorëheqjen dhe krijimin e një qeverie të bashkimit kombëtar, por dorëheqja e tij dhe qeveria e bashkimit kombëtar u refuzua nga partia e tij, Ennahda.Ndërkohë agjencia e lajmeve Anadolia ka lajmëruar për protesta masive në një pjesë të botës arabe. Sipas Anadolia-s gjatë ditës priten protesta në Tunizi, Egjipt, Irak dhe Liban.