Silvio Berlusconi tubim me mbështetësit e tij
Kur do, Silvio Berluskoni di mjaft mirë të rikthehet në politikë dhe të tërheq vëmendje. Gjatë një tubimi elektoral, ish-kryeministrit Italian ka bërë për vete mbështetësit duke përdorur humorin madje dhe për të inkurajuar përkrahësit e partisë së tij “Populli i Lirisë”."Erdhi ideja të bëj këtë verpim dhe të them "Anxhelino tani është radha jote" nisi fjalimin Berluskoni duke bërë humor me sekretarin e partisë Anxhelino Alfano."Populli i Lirisë ka ka rritur mbështetjen nga 14 % në 23.1%. Ky është një rikthim i jashtëzakonshëm. Na ndajnë vetem 3 javë nga zgjedhjet dhe ne kemi shpejtësinë e duhur për t'ua kaluar të gjithëve" theksoi Kavalieri.Shumica e sondazheve e rendisin koalicionin e qendrës së majtë të drejtuar nga Partia Demokratike e Pier Luixhi Bersanit të fitojë në zgjedhjet parlamentare. Mbështetësit më të fortë të Berluskonit janë sipërmarrësit, më pas shtëpiakEt, të cilat përkrahin kavalierin, pavarësisht skandaleve seksuale të tij.