Gjermani, 19-vjeçares i ofrohet punë në bordello

Një adoleshente gjermane ka mbetur “krejtësisht e tronditur”, pasi një qendër punësimi i ofroi asaj punë në një bordello, bëjnë të ditur mediat.Adoleshentes 19-vjeçare, një amvisë e trajnuar, e cila kishte qenë në kërkim të një pune që prej nëntorit, iu ofrua një punë si shërbyese pijesh në një nga bordellot më të mëdha në Augsburg të Bavarisë.Qendra e punës bëri të ditur për gazetën “Augsburger Allgemeine Zeitung”, se ata ishin kujdesur për t’i telefonuar aplikantes, për t’i folur në lidhje me pozicionin e punës, përpara se t’i dërgonin një letër, sipas “The Local”.Por, drejtori i qendrës, Roland Furst, tha se ishte një gabim, pasi kjo gjë nuk ka ndodhur në rastin e adoleshentes, emri i së cilës nuk është bërë i ditur.Qendra e punësimit ka kërkuar falje ndaj saj dhe bëri të ditur se nuk do të ofrojë më punë në të tilla bar-e.