Stuhia e dëborës në New York, gjendje e jashtëzakonshme, shënohet 1 i vdekur

Stuhia e dëborës ka lënë të paktën 1 person të vdekur dhe qindra e mijëra shtepi në errësire dhe në të ftohtë në bregun veri-lindore të SHBA dhe Kanadasë Lindore. Në Verilindje, më shumë se 600 mijë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa transporti publik është terëshisht i bllokuar dhe fluturimet drejt dhe nga New York janë anulluar.Kompanitë ajrore kanë anulluar më shumë se 5 mijë e 300 fluturime , ndërsa tre aeroportet e mëdha të New Yorkut dhe aeroporti Logan i Bostonit janë mbyllur. Amtrak ka pezulluar shërbimet me tren nga New Yew Yorku në Boston, aty ku shkollat janë mbyllur para kohe që prej së premtes.Nga stuhitë e dëborës janë prekur pjesë të Massachusetts, Rhode Island, New York, Connecticut dhe Mein të gjitha janë në një pozitë të jashtëzakonshme, me miliona banorë të cilët janë paralajmëruar për të qëndruar në shtëpi.Guvernatori Deval Patrick i Massachusetts ka ndaluar përkohësisht të gjithë trafikun jo-esencial në rrugët e shtetit në mënyrë që të furnizohen me ushqime të mjaftueshme. Meteorologët kanë raportuar se stuhia mund të jetë më e keqja në New England për dekada të tëra.Stuhia "historike" ashtu sic e shpjegoi Shërbimi Kombëtar Meteorologjik ka zbritur nga Great Lakes drejt New England, në Boston dëbora pritet të arrij rreth 91 cm. Nga stuhia pritet të preken 25 milionë njerëz në rajon.Kanadezët në bregdetin e Atlantikut janë gjithashtu të përgatitur për stuhitë, pasi bora e madhe ra në Ontario.Dëbora ka qenë shkak edhe i një përplasjeje, që ka përfshirë 19 makina në Maine, të premten. Mungesa karburanti janë raportuar nga Connecticut në New York, teksa motorristët janë drejtuar në stacionet e karburanteve për të mbushur mjetet e tyre.Në New York, kryebashkiaku Michael Bloomberg tha se mjetet e pastrimit të dëborës dhe rreth 250 mijë ton kripë janë në gadishmëri të plotë.