BE arrin marrëveshjen për buxhetin, pritet miratimi nga PE

Pas 24 orëve të negociatave, liderët e Bashkimit Evropian sot kanë arritur marrëveshje për buxhetin prej 960 miliardë eurosh, për periudhën 2014 – 2020.Në mesazhin e tij në rrjetin Twitter, presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy, tha se “marrëveshja është arritur” dhe shpjegoi se Këshilli Evropian është pajtuar për buxhet, i cili zyrtarisht është i njohur si korniza financiare shumëvjeçare “për pjesën tjetër të dekadës”.Ky është shkurtimi i parë buxhetor në historinë e Bashkimit Evropian, pasi shuma e miratuar është për 12 miliardë euro më e vogël se ajo që ishte propozuar në samitin e nëntorit të vitit të kaluar, ku janëzvogëluar dukshëm fondet për projektet ndërkufitare dhe adminsitratë.Arritja e marrëveshjes u parapri nga disa muaj negociatash të vështira pa asnjë kompromis, për shkak të qëndrimit të ndryshëm të disa vendeve të europiane.Shtete të ndryshme ndanin vizione të ndryshme mbi madhësinë e fondit dhe mënyrën se si do të përdorej ai. Britania e Madhe, Holanda, Danimarka dhe Suedia ishin bashkuar në propozimin e reduktimit të buxhetit për bujqësinë, por Franca, e cila është përfituesja kryesore e fondeve në këtë sektor, kundërshtoi projektin.Nga ana e tyre, Italia dhe Danimarka protestuan me argumentin se kontributi i tyre për buxhetin e BE-së ishte tepër i lartë.Gjermania këmbëngulte se buxheti duhet të pësonte rritje, ndërsa Britania këshillonte se ai duhej të ngrihet përkohësisht.Tashmë marrëveshja pret miratimin nga Parlamenti Evropian, ku forca të ndryshme politike janë shprehur me skepticizëm.